Një projekt i Këshillit të Europës që ka për qëllim kualifikimin e refugjatëve është zgjeruar.
Franca, Gjermania, Hollanda, Kanadaja dhe Armenia do të marrin pjesë në fazën e dytë të projektit trevjeçar, duke u bashkuar me Greqinë, Norvegjinë, Italinë dhe Mbretërinë e Bashkuar nga faza e parë, njoftoi në një konferencë për shtyp shefi i projektit Sjur Bergan, transmeton portali arbresh.info
“Kur largoheni nga vendi juaj, a mendoni të merrni diplomën tuaj me ju?” Pyeti Bergan.
“Shumë refugjatë e gjejnë veten pa dokumente në mënyrë që të vazhdojnë studimet, sepse për arsye politike ata nuk mund t’i marrin dokumentat e tyre në mërgim”, tha ai.
Projekti i nisur në Greqi gjatë vitit të kaluar, ka ndihmuar 73 refugjatë, kryesisht nga Siria, Iraku dhe Afganistani që t’u pranohen kualifikimet e tyre universitare pas përfundimit të testit dhe intervistës me dy specialistë nga sistemi arsimor në vendin e tyre të origjinës.
“Pasaporta” kualifikuese i lejon refugjatët që të vazhdojnë studimet dhe të gjejnë punë në fushën e tyre./arbresh.info/
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Parashikimi i motit për sot
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...