Nga: Paul Krugman
Diskursi europian vazhdon të mbizotërohet nga idetë që elita e kontinetit do të donte të ishin të vërteta, por që nuk janë. Dhe Europa po paguan një çmim të tmerrshëm për këtë egoizëm të përbindshëm
Ka njëfarë qetësie në lajmet nga Europa, por situata aktuale është më e tmerrshme se kurrë. Greqia po përjeton një rënie më të keqe se Depresioni i Madh dhe asgjë nga ajo që po ndodh tani jep ndonjë shpresë për rimëkëmbje. Spanja është lartësuar si një histori suksesi, sepse ekonomia e saj më në fund po rritet, megjithatë ajo ka ende 22 përqind papunësi. Dhe ka një kurbë stanjacioni përreth majës së kontinenit: Finlanda po përballet me një depresion të krahasueshëm me atë të Europës jugore dhe Danimarka me Holandën po ecin gjithashtu shumë keq.
Si mundën të shkonin gjërat kaq keq? Përgjigja është se kjo ndodh kur politikanë egoistë injorojnë arithmetikën dhe mësimet e historisë. Dhe nuk e kam fjalën për majtistët në Greqi apo gjetkë; e kam fjalën për njerëzit tejet të respektueshëm në Berlin, Paris dhe Bruksel, të cilët kanë shpenzuar një çerek shekulli në përpjekje për ta drejtuar Europën mbi bazat e fantazive ekonomike.
Për ndokënd që nuk merr vesh shumë nga ekonomia, apo që zgjedh t’i shmanget çështjeve të pavolitshme, vendosja e një monedhe të përbashkët europiane tingëlloi si një ide e madhe. Ajo do ta lehtësonte bërjen e biznesit përtej kufijve kombëtarë, ndërkohë që do të shërbente edhe si një simbol i fuqishëm bashkimi. Kush mund t’i kishte parashikuar problemet e rënda që mund të kishte shkaktuar euro?
Githë ata njerëz, ç’është e vërteta. Në janar 2010 dy ekonomistë europianë botuan një artikull me titull “Nuk mund të ndodhë. Është një ide e keqe. Nuk do të zgjasë”, duke përqeshur ekonomistët amerikanë që kishin paralajmëruar se euro do të shkaktonte probleme të mëdha. Sikurse doli, artikulli qe një rastësi klasike: në momentin që u shkrua, të gjitha ato paralajmërime të tmerrshme ishin në procesin e përligjies. Dhe qëllimi i artikullit për të turpëruar– citonte shumë ekonomistë për pesimizëm të lindur– u kthye në një kurorë nderi, për ata që e kuptuan pak a shumë qartë.
Gabimi i vetëm i euroskeptikëve qe se nënvlerësuan se sa shumë dëme mund të kishte shkaktuar monedha e përbashkët.
Çështja është se nuk ishte e vështirë për ta kuptuar që në fillim se bashkimi monetar pa bashkimin politik ishte një projekt mjaft i dyshimtë. Kështu që përse vazhdoi përpara me të Europa?
Kryesisht, do të thosha, sepse ideja e euros tingëlloi kaq e bukur. U duk largpamëse, me mendësi europiane, ekzaktësisht ajo lloj gjëje që josh ata njerëz që mbajnë fjalime në Davos. Njerëz të tillë nuk dëshirojnë që disa ekonomistë kokëplotë t’iu thonë se vizioni i tyre magjepsës ishte një ide e keqe.
Në të vërtetë, brenda elitës europiane u bë shpejt shumë e vështirë ta kundërshtoje projektin e monedhës. E mbaj mend shumë mirë atmosferën e fillimeve të viteve ’90: çdokush që e vinte në dyshim dëshirueshmërinë e euros nxirrej plotësisht jashtë diskutimit. Për më tepër, nëse ishe një amerikan që ngrije dyshime akuzoheshe pandryshueshmërisht se kishe arsye të tjera– se ishe armiqësor ndaj Europës, ose se doje të ruaje “privilegjin marramendës” të dollarit.
Dhe euro u bë. Një dekadë pas ndërthurjes së saj një flluskë e madhe financiare maskoi problemet e saj aktuale. Por tani, sikurse thashë, të gjithë frikërat e skeptikëve janë përligjur.
Për më tepër, historia nuk mbaroi këtu. Kur tensionet e parashikuara dhe të parashikueshme të eruos nisën, përgjigja e politikës europiane qe vendosja e një shtrëngimi të rreptë ndaj vendeve debitore– dhe mohimi i logjikës së thjeshtë dhe i provës historike që tregonte se një politikë e tillë do të sillte dëme të tmerrshme ekonomike si dhe do të dështonte që ta realizonte pakësimin e premtuar të borxhit.
Është shtangëse edhe tani se sa gëzueshëm zyrtarët kryesorë europianë i hodhën poshtë paralajmërimet se shkurtimi i shpenzimeve publike dhe rritja e taksave do të shkaktonte recesion të thellë dhe se si ata këmbëngulën se gjithçka do të shkojë mirë sepse disiplina fiskale frymëzon besim. (Nuk është kështu). E vërteta është se përballja me borxhet e mëdha vetëm nëpërmjet masave shtrënguese– ndërkohë që ndiqet politika e monedhës së ngurtë– nuk ka funksionuar asnjëherë. Ajo nuk funksionoi për Britaninë pas Luftës së Parë Botërore, pavarësisht sakrificave të mëdha; kështu që përse duhet të presim se do të funksionojë për Greqinë?
Çfarë mund të bëjë Europa tani? Nuk ka përgjigje të mira– por arsyeja përse nuk ka përgjigje të mira është se euro është kthyer në një çark minjsh, një çark nga i cili është vështirë të dalësh. Nëse Greqia përdor sërish monedhën e saj, rasti i zhvlerësimit të asaj monedhe duke përmirësuar konkurrueshmërinë greke dhe duke i dhënë fund deflacionit, do të ishte shkatërrues.
Fakti që Greqia nuk ka më një monedhë dhe se do t’i duhej të krijonte një tjetër nga e para do t’ia rriste shumë aksionet. Mendimi im është se dalja nga euro është ende e nevojshme. Dhe në çdo rast ajo do të ishte thelbësore për të parashkruar shumicën e borxhit grek.
Por ne nuk kemi një diskutim të qartë për këto opsione, sepse diskursi europian vazhdon të mbizotërohet nga idetë që elita e kontinetit do të donte të ishin të vërteta, por që nuk janë. Dhe Europa po paguan një çmim të tmerrshëm për këtë egoizëm të përbindshëm.
/The New York Times/
/Lapsi.al
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë