Të paktën tani për tani, ky vend e mban nën kontroll virusin, përveç kësaj, ai nuk ka aq shumë probleme ekonomike sa vendet e tjera të Europës. Si funksionon kjo?
Në dy javët e fundit, numri mesatar i njerëzve të infektuar rishtas në Finlandë ishte 45.7 për 100,000 banorë, më i ulët se në çdo vend tjetër europian, dhe në valën e parë ai numër ishte edhe më i ulët se 30.
Numri i vdekjeve në vendin nordik është gjithashtu relativisht i ulët: që nga fillimi i pandemisë, 362 njerëz kanë vdekur “nga virusi” dhe “me të”, ndërsa, për shembull, në Gjermani, 11,372 njerëz vdiqën në të njëjtën periudhë , transmeton portal arbresh.info
Një nga arsyet që ndryshimi është kaq i madh qëndron në popullsinë relativisht të ulët dhe mungesën e zonave urbane, gjë që e bën të vështirë përhapjen e virusit.
Një milion të infektuar me koronavirus në shtetin e Kalifornisë
Përveç kësaj, finlandezët u sollën me shumë përgjegjësi gjatë pandemisë. Besimi në masat dhe rekomandimet e qeverisë është i lartë, dhe autoritetet zakonisht mbështeten në përgjegjësinë personale të qytetarëve.
Në valën e parë të infeksioneve, nuk kishte rezistencë ndaj masave. Qeveria reagoi shpejt në pranverë dhe futi një karantinë dy-mujore, pas së cilës finlandezët u kthyen në jetën normale.
Sistemi finlandez i testimit dhe ndjekjes së kontakteve konsiderohet të jetë shumë efikas: 2.5 nga 5.5 milion finlandezë kanë instaluar aplikacionin “Corona Flash”, raporton “Hamburger morgenpost”.
Më në fund, një shkallë e lartë e dixhitalizimit gjithashtu kontribuon në zvogëlimin e pandemisë. Shumica e punonjësve punojnë nga shtëpia, kështu që pasojat për rënie ekonomike janë shumë më të vogla se në shumë vende të tjera europiane./arbresh.info/
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...
Hoti: Serbia nuk dëshiron zbatimin e deklaratës për të zhduk...
Haradinaj beson në lirimin e bashkëluftëtarëve që po gjykohe...