Europa ende nuk e ka një zgjidhje për kthimin e militantëve të ISIS-it. Këta janë njerëz që në kontinentin e vjetër, nuk i do askush: Anëtarët e grupit terrorist mbahen në burgjet apo kampet kurdë në veriun e Sirisë, e gjithnjë e më shumë edhe në burgjet turke.
Turqia e tregoi përpara disa ditësh se kërkon ti kthejë në vendet e origjinës përkrahësit e shtetit islamik. Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu u shpreh se në burgjet turke qëndrojnë 1.200 milicë të IS-it, shumë të tjerë mbahen në qendra dëbimi.
Edhe ai theksoi, se Turqia do të kthejë në vendet e origjinës milicët e IS-it. Problemi nuk është i ri. Por qeveritë europiane deri më tani nuk kanë vepruar. Që nga fitorja ushtarake kundër IS-it në mars, burgjet e kampet kurdë janë mbushur me ish-luftëtarë të IS-it, me gra dhe fëmijë. Sipas një studimi të Institutit Egmont në Bruksel, afër 500 burra e gra dhe 750 fëmijë vijnë nga vendet europiane.
Kërkesa drejtuar vendeve europiane për të pranuar qytetarët e tyre ka pasur gjithmonë nga kurdët, që vetë administrojnë Sirinë veriore e që ndjehen të lënë vetëm me këtë problem. Edhe presidenti Trump i bëri thirrje vendeve europiane në shkurt që të marrin qytetarët e tyre. Por deri më tani është bërë shumë pak. Problemi u bë më akut me ofensivën turke në Sirinë veriore.
750 të burgosur të IS-it, thuhet se e kanë përdorur atë për të dalë nga burgjet, mes tyre edhe katër gra gjermane. Vërtet ato u ndaluan sërish nga forcat turke të sigurisë, por tani është shumë më konkret rreziku pak a shumë abstrakt i një kthimi të pakontrolluar e të pa vënë re të përkrahësve të IS-it. Kjo vlen edhe për rrezikun e një atentati terrorist./tch/
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...