Pas betimit të Joe Biden si president i 46 i Shteteve të Bashkuara, udhëheqësit evropianë nuk kanë vonuar të shfaqin shpresën në përmirësimin e marrëdhënieve me Amerikën.
“Pres me padurim të punoj me Biden dhe administratën e tij të re, duke forcuar partneritetin mes vendeve tona dhe duke punuar në prioritetet tona të përbashkëta: nga trajtimi i ndryshimeve klimatike, rimëkëmbja nga pandemia, deri te forcimi i sigurisë sonë transatlantike”, tha kryeministri britanik, Boris Johnson.
“Le të ndërtojmë një pakt të ri për një Evropë më të fortë, për një Amerikë më të fortë dhe për një botë më të mirë”, tha Charles Michel, president i Këshillit Evropian. “Një NATO e fortë është mirë edhe për Amerikën Veriore, edhe për Evropën, sepse askush prej nesh nuk mund t’i përballojë sfidat i vetëm.
Sot është fillimi i një kapitulli të ri dhe unë mezi pres bashkëpunimin tonë të ngushtë”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Ndërsa presidenti i gjermanisë, Frank Walter Steinmeier tha se transferimi i pushtetit te Bideni sjell me vete “shpresën se bashkësia ndërkombëtare mund të punojë së bashku në të ardhmen, më ngushtë dhe më mirë, për t’i zgjidhur problemet e mëdha të kohës sonë”. Edhe qeveria franceze, përmes zëdhënësit të saj tha se pret me padurim të ndërtojë një marrëdhënie të fortë, të dobishme dhe të rinovuar me presidentin Biden.
Ish presidenti Donald Trump është përplasur në mënyrë të përsëritur me homologët e tij evropianë për një varg çështjesh, nga tregtia deri te shpenzimet e mbrojtjes. Ai shpesh e ka qortuar publikisht kontinentin për politikat e tij./TCH/
Rohde: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, Gjermania e gatshme ...
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media