Më shumë se gjysma e popullsisë së botës do të votojë këtë vit. Nga Rusia në Tajvan, Mbretërinë e Bashkuar dhe Indonezinë, votuesve do t’u kërkohet të zgjedhin asambletë e reja legjislative dhe krerët e rinj të shteteve.
Në pamje të parë, mund të duket si triumfi i demokracisë. Por në shumicën e rasteve, rezultati është tashmë i njohur: në Rusi, Indi dhe pothuajse kudo në Afrikë, partitë në pushtet i pengojnë liderët e opozitës për të fituar.
Megjithatë kjo nuk e ndryshon natyrën e rëndësishme të këtij viti të ri. Zgjedhjet në Tajvan që do të mbahen javën e ardhshme do të përcaktojnë marrëdhëniet e ardhshme midis Taipeit dhe Pekinit, dhe si rezultat, midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara.
Por janë zgjedhjet në SHBA, në fillim të nëntorit, ato që do të vulosin të ardhmen e të gjithë planetit.
Nëse Donald Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë, fati i Ukrainës, Lindjes së Mesme dhe, në përgjithësi, sigurisë globale do të prishet.
Rusia do të ketë të gjitha shanset për të fituar, shpresat për paqen në Lindjen e Mesme do të zbehen dhe shtyllat e sigurisë sonë do të duhet të rishpiken, me shpërbërjen e mundshme të NATO-s.
Të mendosh se disa mijëra votues amerikanë mund të ndryshojnë rrjedhën e botës në këtë mënyrë është vërtet marramendëse.
Edhe nëse skenari është ende larg nuk është ende e sigurt se kush do të fitojë por Europa duhet të përgatitet tani për çdo dhe të gjitha rezultatet e mundshme.
Së pari duke u bërë lideri i vetëm në mbështetjen e Ukrainës. Duke krijuar një ekonomi reale lufte, blloku do të jetë në gjendje të zbusë efektet katastrofike të një rikthimi të mundshëm të Trumpizmit.
Tani për tani ka ende shumë rrugë për të bërë: vetëm një e treta e programit europian prej 2 miliardë eurosh për të armatosur ukrainasit është përmbushur.
Europa duhet të rrisë burimet dhjetëfish me objektivin e dyfishtë për të mbështetur Ukrainën dhe për të zhvilluar industrinë të mbrojtjes. Por më shumë se kaq, duhet të ndryshojë qëndrimin strategjik.
Të mbrojë interesat ekonomike dhe industrialë, me rivalitetet brenda dhe jashtë bllokut./abcnews.al
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...