Google ADS

Europa duhet të bëjë kujdes me heqjen e izolimit, thotë Ursula von der Leyen

15:55 | 20 Nëntor 2020
Trina Galanxhi

Bashkimi Europian duhet t’i heqë ngadalë kufizimet e vendosura për shkak të koronavirusit, në mënyrë që të shmangë një valë të re infeksionesh.

Ursula von der Leyen foli pasi 27 udhëheqësit kombëtarë diskutuan rritjen e përpjekjeve të përbashkëta të testimit në bllok, nxjerrjen e vaksinave dhe koordinimin e lehtësimit të bllokimeve ndërsa vala e dytë e pandemisë e ka rënduar Europën, transmeton portal arbresh.info

“Të gjithë kemi mësuar nga përvoja jonë gjatë verës, që heqja e shpejtë e izolimeve dhe largimi i masave në mënyrë të shpejtë, patën ndikim të keq në situatën epidemiologjike”, tha ajo.

BE thotë se do ta ndihmojë Kosovën në luftën kundër koronavirusit

Prandaj,  von der Leyen ka bërë thirrje për meanxhim dhe heqja garduale të masave të kontrollit.

Europa ka rreth 11.3 milion raste të konfirmuara Covid-19 dhe gati 280,000 njerëz kanë vdekur, sipas të dhënave nga Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve. Pandemia gjithashtu e ka futur BE-në në recesionin e saj më të thellë.

Von der Leyen tha se Komisioni i saj po zgjeronte kërkimin e tij për një vaksinë përmes bisedimeve me Moderna dhe Novavax.

“Ne jemi duke punuar në një fushatë vaksinimi për të mbështetur vendet anëtare në komunikimin për rëndësinë e vaksinave,”shtoi ajo.

Ne vendet e BE-së, numri i njerëzve që nuk besojnë në vaksinën anti-koronavirus po rritet dhe qeveritë e vendeve të bllokut janë duke punuar për të bërë një fushatë që do të ndikojë në ndryshimin e mendjes së skeptikëve.

Vendet e BE-së pritet të furnizohen me vaksinë në vitin 2021./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme