Europa do të vazhdojë të blejë naftën ruse përmes vendeve të treta pasi vendosjes së embargos së BE-së, sipas një zyrtari rus. Deputeti Vladimir Dzhabarov tha se udhëheqësit e Europës “janë çmendur”, shkruan BBC.
“Ata thonë se nuk do të blejmë naftë nga ne. Epo, mos e bleni, ne nuk ju detyrojmë “, tha ai. “Por do ta blini vetëm përmes vendeve të treta. Nafta jonë është e njëjtë, vetëm më e shtrenjtë.”
Por që të miratohen, sanksionet kërkojnë mbështetje unanime midis 27 vendeve të BE-së, ndërsa Sllovenia tashmë ka treguar se do të kërkojë përjashtim dhe Hungaria sugjeron që sanksionet mbi furnizimet me energji janë një “vijë e kuqe” për ta.
Masat e tjera të propozuara përfshijnë:
-Bërja e një liste me oficerët e lartë ushtarakë dhe individë të tjerë që akuzohen për kryerjen e krimeve të luftës në Bucha dhe ata që janë përgjegjës për rrethimin e Mariupolit
-Ndalimin e tre transmetuesve shtetërorë rusë nga transmetimet e BE-së.
-Dëbimin e SberBank, deri tani banka më të madhe të Rusisë, nga sistemi i pagesave Swift, së bashku me dy banka të tjera të mëdha.
Presidentja e KE, shtoi se Evropa ka një përgjegjësi të veçantë ndaj Ukrainës dhe gjithashtu propozoi një “paketë ambicioze rimëkëmbjeje” për vendin./abcnews.al/
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...