Presidenti i Eurogrupit, i rrethuar nga 19 ministrat e Financave të zonës euro, theksoi sot se priste një ndikim të përkohshëm nga koronavirusi i ri për rritjen ekonomike europiane.
“Ne po e mbikëqyrim situatën. Ne presim një efekt të përkohshëm”, deklaroi pas mbërritjes në takimin e ministrave në Bruksel, Mario Centen, i pyetur mbi efektet e kësaj epidemie.
“Ne jemi të kujdesshëm në vlerësimet tona”, konfirmoi ministri italian i Financave, Roberto Gualtieri.
Ai e justifikoi këtë kujdes nga fakti se nuk dihet ende nëse impakti i epidemisë mbi ekonominë kineze do të jetë i limituar në disa decimal të PBB-së apo më shumë.
“Në rastin e parë, efekti do të jetë shumë i limituar në Europë”, theksoi Gualtieri.
Duke prezantuar sot parashikimet e përvitshme për rritjen ekonomike për vitin 2020 dhe 2021, Komisioni Europian kishte vlerësuar se epidemia e koronavirusit të ri ishte tashmë e pranueshme për të ndikuar në aktivitetin e zonës euro, ashtu si pasiguritë e lidhura me Brexit dhe tensionet tregtare.
Brukseli ka ruajtur në 1,2% parashikimet për rritjen ekonomike në zonën euro për vitin 2020-2021.
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...