Google ADS

Eurodeputetja vlerëson heqjen e taksës, thotë se do duhej të liberalizoheshin vizat

17:46 | 29 Shkurt 2020
Arbresh.info

Europarlamentarja gjermane Viola von Cramon ka vlerësuar heqjen e taksës nga kryeministri Albin Kurti ndaj lëndës së parë që vije nga Serbia e Bosnja.

Ajo e ka quajtur sinjal të rëndësishëm, e madje edhe ka kërkuar që të vlerësohet edhe nga Këshilli i Evropës, duke eliminuar kështu regjimin e vizave, transmeton portali arbresh.info.

“Sinjal shumë i rëndësishëm nga Albin Kurti, kjo do duhej të vlerësohej nga Këshilli i BE-së (në veçanti Berlini) më në fund duke e hequr regjimin e vizave për Kosovën”, shkruan Viola von Cramon.

Të enjten kryeministri Albin Kurti njoftoi se nga data 15 mars do të hiqet taksa prej 100% për lëndën e parë të produkteve serbe e boshnjake.

Kjo me kushtin që Serbia të ndalojë fushatën e ç’njohjeve të Kosovës në mënyrë që të hiqet tërësisht tarifa./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme