Euro dhe dollari forcojnë pozitat në raport me lekun

15:01 | 27 Gusht 2019
Arbresh.info

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën euro dhe dollari amerikan, kanë forcuar pozitat në raport me lekun, raporton ATSH.

Monedha e përbashkët ka shënuar rritje në tregun vendas ditët e fundit, pas rënies që ajo pësoi në fillim të gushtit, duke reflektuar në këtë mënyrë fundin e efekteve sezonale.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 121.49 lekë, ose 0,23 lekë më shumë se një ditë më parë. Dollari amerikan këmbehet me 109.34 lekë ose 0,25 lekë më shumë se ditën e hënë.

Ekspertët e tregut shprehen se, fundi i muajit gushtit tradicionalisht shoqërohet me zhvlerësim të monedhës vendase, për shkak të përfundimit të efekteve sezonale të sezonit veror.

Sipas tyre, euro do të vijojë të jetë më e qëndrueshme, ndërsa nga fundi i dhjetorit, rifillimi i efekteve sezonale, me ardhjen e emigrantëve, përgjithësisht i zhvlerëson valutat.

Që nga fillimi i vitit deri në 27 gusht, kursi mesatar i euros është 123.3 lekë, nga 127.6 lekë që është mesatarja e 2018-s, me një nënçmim prej 4.3 lekësh.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj

Dollar amerikan USD 109.34 +0.25

Euro EUR 121.49 +0.23

Poundi britanik GBP 133.92 +0.44

Franga zvicerane CHF 111.61 +0.27

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme