Tregjet qe u hapen keto dite te para të 2017-es treguan per nje rritje te euros. Megjithatë jo çdo herë, dita duket që në mëngjes.
Sepse, përgjithësisht, çdo fillim viti, ka tendencë për të ulur ose për të ngritur euron përtej asaj që meriton. Megjithatë, ka një ndjesi se ky vit për monedhën europiane do të jetë një vit historik dhe të gjithë janë me sytë hapur pë të parë se çfarë do të ndodhë. Çmimi i madh i vitit është nëse euro barazohet me dollarin.
Kjo ndjesi është përjetuar edhe në Shqipëri pasi, gjatë fundit të vitit, euro dhe dollari shkuan drejt të njëjtës vlerë kundrejt lekut. Në raportin e fundit të bankës qëndrore diferenca mes të dyjave ishte vetëm dicka më shuëm se 5 lekë.
Shkaqet e brendshme mbeten faktorë bazë për ecurinë e euros në Shqipëri. Por ato të jashtëm duket se do të jenë më të fortë, sepse janë shumë poltikë, por edhe mjaft historik për të ardhmen e Shteteve te Bashkuara dhe Europës.
Për të shuar kurizoitetin e tregjeve dy ngjarjet me të shpejta që do të përcaktojnë kursin euro- dollar do të jenë politika monetare qe do të ndjeke Banka Qendrore europiane dhe, nga përtej Atlantikut, sesi do të jenë treguesit e puënsimit dhe rritjes ekonomike në SHtetet e bashkuara.
Por ato që do të jenë më përcaktuese janë gjarjet politike. Për analistët fjalimi që do të mbaje Donald Trump në 20 janar, kur të bëjë betimin si presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara, do të jetë një ngjarje që nuk kalon pa shenja, pasi më herët, ai ka folur për rishikim të marrveshjeve që do lëvizin tregjet dhe aleancat ekonomike.
Për Europen ky është vit elektoral që do të mbërthejnë tregjet që në mesin e marsit, kur të zhvillohen zgjedhjet në Gjermani dhe të vendoset për fatin e Angela Merkel. Ndërkohë, e hapur eshte edhe çështja Brexit, megjithëse Teresa May është munduar ta shtyje kohën e rishikimit të marrëveshjeve me Bashkimin Europian. Por kjo nuk e dëmton euron.
Në cdo kohë kërcënim mbeten kriza e bankave në Itali dhe kriza a gjatë e borxheve greke. Por çfarë do të thotë kjo për investitorët? Është një vit sfidash historike që kalon përmes zgjedhjeve dhe Brexit. Shqiëpria është e vogël po jo aq sa për të mos u ndikuar nga këto ngjarje. Prandaj, syte dhe veshët janë katër për të parë se çfarë ndodh jashtë oborrit tonë.
Sot seancë plenare, Kuvendi i Shqipërisë shqyrton projektbux...
Kryeministri rumun i reagon Kurtit për ndeshjen Rumani–Kosov...
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...