Google ADS

EURO 2024, ky lokal do të japë 1 birrë falas, ja kodi si mund të përfitohet

11:15 | 12 Qershor 2024
KRG

Euro 2024 nis të premten e ardhshme (14/6) me një ndeshje emocionuese mes Gjermanisë dhe Skocisë. Për të festuar këtë ndeshje inauguruese, britanikët kanë një mundësi unike për të konsumuar një birrë falas në bare të zgjedhura në të gjithë vendin.

Kjo ofertë unike është e disponueshme brenda një afati kohor të kufizuar, nga ora 18:00, deri në orën 19:00 në ditën e ndeshjes.

Oferta falas e birrës vlen vetëm për ndeshjen paraprake Gjermani – Skoci. Për të kërkuar pijen falas, duhet të jeni në një pijetore Greene King dhe të thoni: “Për pijetoren dhe vendin”.

Nëse e bëni këtë në një nga mbi 800 dyqanet Greene King në të gjithë Anglinë, Skocinë dhe Uellsin, do të shpërbleheni me një birrë falas.

Disa mund të supozojnë se kjo është një strategji e zgjuar marketingu nga zinxhiri i pijetoreve për të tërhequr tifozët e futbollit në pikat e saj në ditën e ndeshjes. Megjithatë, Euro 2024 është një kohë festimi, kështu që pse të mos përfitoni nga oferta?. /A2CNN

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme