Etiopia ka numrin më të madh të njerëzve të zhvendosur në nivel global, tha në një njoftim Këshilli Norvegjez i Refugjatëve (NRC), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas NRC-së, rreth 3.2 milionë njerëz janë zhvendosur nga konfliktet dhe thatësirat deri në prill të këtij viti në Etiopi, duke theksuar në dukje se vendi i Bririt të Afrikës pret mbi 900 mijë refugjatë, kryesisht nga Sudani i Jugut, Somalia dhe Eritrea.
NRC atribuoi rritjen e zhvendosjes në Etiopi për konflikt të brendshëm.
Sekretari i Përgjithshëm i NRC-së, Jan Egeland tha se: “Etiopia është definicioni i një krize të harruar, pavarësisht nga nevojat kolosale, kriza është nën-raportuar, nën-financuar dhe nën-ndihmuar. Shkalla dhe cilësia e përgjigjes humanitare janë shumë të papërshtatshme”.
Apeli i ndihmës së OKB-së për Etiopinë bëri thirrje për 1.31 miliard dollarë për vitin 2019, por është vetëm një e treta e financuar gjatë vitit.
“Kemi nevojë për një ndryshim 180 gradësh në qëndrime. Kombet më të pasura duhet të ndajnë peshën e rëndë, të gërmojnë thellë dhe të mbështesin vendet bujare si Etiopia për të lehtësuar vuajtjet njerëzore të milionave që largohen nga konfliktet në mbarë botën”, shtoi Egeland.
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Zelensky thotë se kurrë nuk ka pasur marrëveshje të arritur ...
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...