Të paktën 28 persona e kanë humbur jetën në një sulm ajror në veri të Etiopisë, transmeton Anadolu Agency.
Sipas Tigray TV, i cili i përket Frontit Çlirimtar Popullor Tigray (TPLF), ushtria etiopiane ka kryer një sulm ajror në rajonin Alamata në veri të vendit.
Pretendohet se nga sulmi u vranë të paktën 28 persona ndërsa ka edhe shumë të plagosur.
Shefi i Sigurisë së qytetit Alamata, Ekubay Gebremedhin tha se gjatë sulmit humbën jetën civilë që bënin pazar në këtë zonë.
Kriza humanitare u thellua pasi rebelët në veri sulmuan provincat Amhara dhe Afar pas Tigray.
Ushtria etiopiane ka filluar të marrë nën kontroll shumë zona të pushtuara nga anëtarët e TPLF-së.
Më 17 dhjetor, OKB-ja u bëri thirrje të gjitha palëve në Etiopi që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të mbrojtur civilët dhe për t’i dhënë fund shkeljeve të të drejtave të njeriut.
Rreth 12 muaj konflikt në veri të vendit kanë zhvendosur rreth 2.5 milionë njerëz dhe më shumë se 5 milionë në rajon kanë nevojë për ndihmë urgjente.
Deri në vitin 2018, TPLF ishte kreu i qeverisë së koalicionit në Etiopi për 27 vjet. Ajo periudhë u karakterizua me korrupsion dhe shkelje të të drejtave të njeriut.
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%