Së paku 48 persona e humbën jetën, ndërsa 28 janë lënduar nga rrëshqitja e dheut në një deponi mbeturinash, në një paralagje të kryeqytetit etiopian, Adis Abebë.
Gjatë rrëshqitjes së dheut në deponinë Koshe tërësisht janë rrënuar rreth 30 shtëpi të improvizuara.
Prefekti i Adis Abebës, Diriba Kume shprehi druajtje se ky nuk do të jetë bilanci përfundimtar i viktimave, sepse edhe rreth 30 persona të tjerë konsiderohen të zhdukur.
Sipas vlerësimit të disa banorëve, në momentin e fatkeqësisë në atë vend ka pasur rreth 150 persona.
Siç lajmëroi DPA, para disa viteve autoritetet e qytetit e kishin mbyllur këtë deponi, të krijuar para më shumë se 50 viteve, por kohë më parë ishin të detyruar sërish ta përdorin për deponim të mbeturinave, sepse fermerët lokal në shenjë proteste vendosën bllokada në rrugët me qasje drejt deponisë së re.
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë