Prej më shumë se një jave, fëmijët në disa zona në shtetin verior indian të Uttar Pradesh janë zgjuar me ethe dhe temperaturë të lartë.
Shumë prej tyre u ankuan për dhimbje të kyçeve, dhimbje koke, dehidratim dhe nauze. Në disa raste, ata raportuan skuqje të përhapura në këmbë dhe krahë, shkruan bbc transmeton arbresh.info
Të paktën 50 njerëz, kryesisht fëmijë, kanë vdekur nga ethet dhe disa qindra janë shtruar në spital në gjashtë rrethe në pjesën lindore të shtetit. Asnjë nga të vdekurit nuk rezultoi pozitiv për Covid-19.
Në një kohë kur India duket se po shërohet ngadalë nga një valë e dytë vdekjeprurëse e koronavirusit, vdekjet në Uttar Pradesh kanë provokuar një seri titujsh paniku për një “ethe misterioze” që përfshiu fshatrat e shtetit më të populluar të Indisë.
Mjekët në disa nga zonat e prekura Agra, Mathura, Mainpuri, Etah, Kasganj dhe Firozabad besojnë se ky infeksion viral i përhapur nga mushkonjat, mund të jetë shkaku kryesor i vdekjeve. / arbresh.info/
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...
Edi Rama ndan foto nga Unaza Verilindore e Tiranës
Murtezaj për dixhitalizimin e arkave fiskale: Progresi i rad...
Ngritet aktakuzë ndaj Edmond Lajqit për vrasjen e Gjyljeta U...
Lufta në Ukrainë/ Shtatë të vrarë nga sulmet ruse në Sumi, m...
Zaragoza me replikë për Tuchelin: Futbolli luhet me këmbë jo...