Javën e fundit në Itali kanë vdekur tre persona nga ethet e Nilit, ndërsa në total në muajt e fundit kanë ndërruar jetë nga ky virus 10 persona nw shtetin fqinj.
Prej muajit qershor numërohen 144 të infektuar me ethet e Nilit nga të cilët 87 me simptoma neuro invasive, ndërsa 33 pacientë kanë pasur temperaturë të lartë. Pozitiv më këtë virus kanë dalë dhe disa kafshë, mushkonja dhe zogj. 121 mushkonja të infektuara janë gjetur në Friuli Venezia Giulia, Veneto, Piemonte, Emilia-Romagna dhe Lombardi gjithashtu janë infektuar edhe 41 zogj.
Çfarë janë “Ethet e Nilit”, cilat janë simptomat dhe pasojat dhe si mund të mbrohemi?
Aktualisht nuk ka një vaksinë që të mund të na mbrojë nga ethet e nilit. Sëmundja është shfaqur për herë të parë në Uganda në vitin 1937, ndërsa sot është e përhapur në Afrikë, Azinë perendimore, Europë, Australi dhe Amerikë.
Në rastet më të rëndë përafërsisht një në një mijë mund të shkaktojë encefalit vdekjeprurës. Këshilla kryesore e mjekëve është që të ruhemi nga mushkonjat duke krijuar ambiente të papërshtatshme për to. Në zonat ky dyshohet se ka mushkonja dhe zogj të infektuar me ethe të veshim pantallona dhe këmisha më mëngë të gjata, sidomos në mëngjes dhe në darkë. të kemi kujdes me lulet si dhe të mbajmë pishinat e fëmijëve në pozicion vertikal kur ato nuk përdoren.
Më të rezikshme janë zogjtë e egër dhe mushkonjat pickimet e të cilave janë shkaku kryesor i përhapjes së etheve të Nilit, që nuk trasmetohen nga një njëri në tejtrin dhe simptomat zgjasin nga 2 deri në 14 ditë. Shumica e njerzve të infektuar nuk shfaqin asnjë simptomë, vetëm një në 5 persona të infektuar ankohen për shqetsime si temperaturë, dhimbje koke, përzierje stomaku, ënjtje të nyjeve dhe skuqje të lëkurës. në shqipëri nuk është gjetur asnjë person ai infektuar me ethet e nilit deri tani./tch/
Gjesti krijon momente magjike në oborrin e BBVK3, në orën 4 ...
“Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël”, Rama ...
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona
Aksident i rëndë në fshatin Dobërçan, katër persona dërgohen...
Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë, MPJ...
Reduktimet e rrymës, reagon Daut Haradinaj: Hajnia me GEN-in...