Ethet e Bitcoin kaplojnë tregun e pasurive të patundshme në SHBA

21:31 | 14 Janar 2018
Trina Galanxhi

Ethet e Bitvoin kanë goditur tregun e pasurive të patundshme në SHBA, veçanërisht atë të Floridës, duke u ofruar investitorëve të huaj një mënyrë për të shmangur kontrollet e monedhës në vend dhe sanksionet ekonomike të SHBA-ve.

Deri në fund të vitit të kaluar, monedha dixhitale u rendit si një mënyrë për të paguar 75 prona për shitje, veçanërisht në Florida dhe Florida në jug, sipas firmës së pasurive të paluajtshme Redfin, transmeton portali arbresh.info

“Pranohet pagesa me Bitcoin” është mesazhi që ndodhet në përshkrimin e shtëpive që kanë dalë në shitje në Miami.

Bitcoin ka qenë një udhëtim me shumë kthesa, duke shtënë deri në gati 20,000 dollarë një copë në mes të dhjetorit dhe më pas duke rënë ndjeshëm rreth Krishtlindjeve.

Përdorimi i saj ka futur në ethe agjentët për shkak të paqëndrueshmërisë së saj të lartë.

Pagesat me Bitcoin mund të jenë një barazim për investitorët.

Pothujase gjysma e të gjithë blerësve të huaj të pronave në jug të Floridës janë nga Amerika Latine.

Sipas Shoqatës Kombëtare të Realtors, gjatë pesë viteve të fundit, investitorët nga Venezuela, Brazili dhe Argjentina kanë blerë më së shumti në këtë pjesë të shtetit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme