Shpërbërja zyrtare pritet të bëhet në një ceremoni, që do të mbahet më vonë këtë javë, në qytetin e Cambo-les-Bains, në Francën jug-perëndimore.
Ndërsa ditët e ETA-s mund të mbarojnë, gati gjysma e vrasjeve që i atribuohen organizatës ende nuk janë hetuar plotësisht. Ka shumë baskë, nga të dy anët, të cilët besojnë se ka ende çështje për t’u zgjidhur, përpara se të vendoset paqja e vërtetë.
ETA, e konsideruar një organizatë terroriste nga Bashkimi Europian, vrau më shumë se 800 njerëz në mes 1968 dhe 2010, një vit para se të shpallte një armëpushim të përhershëm, / arbresh.info