Rusia po përgatitet për një konfrontim ushtarak me Perëndimin brenda dekadës së ardhshme që mund të parandalohet vetëm nga një grumbullim i forcave kundërshtare, tha të martën Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme të Estonisë.
Një numër në rritje i zyrtarëve perëndimorë kanë paralajmëruar për një kërcënim ushtarak nga Rusia ndaj vendeve përgjatë kufirit lindor të NATO-s, duke i bërë thirrje Europës që të përgatitet duke u riarmatosur.
Kreu i shërbimit të inteligjencës estoneze tha se vlerësimi përkatës bazohet në planet e Rusisë për të dyfishuar numrin e forcave të vendosura përgjatë kufijve të saj me anëtarët e NATO-s, përkatësisht Finlandën dhe vendet baltike (Estonia, Lituania dhe Letonia).
“Rusia ka zgjedhur një rrugë që është një konfrontim afatgjatë dhe Kremlini me siguri pret një konflikt të mundshëm me NATO-n brenda dekadës së ardhshme apo më shumë,” tha gjenerali estonez Kaupo Rosin.
“Nëse nuk jemi të përgatitur, probabiliteti për një sulm ushtarak rus do të ishte shumë më i lartë se pa ndonjë përgatitje”, shtoi Rosin.
Estonia dhe shtetet e tjera baltike kanë rritur shpenzimet e tyre ushtarake në më shumë se 2 për qind tqë nga aneksimi i Krimesë nga Rusia në vitin 2014 dhe aleatët e NATO-s kanë rritur praninë e tyre në ato vende.
Në të njëjtën kohë, Rusia ka shpallur në kërkim kryeministren e Estonisë, Kaya Kalas, pa shpjeguar arsyet./abcnews.al
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës