Marrëdhëniet në mes Talinit dhe Moskës ka vite që janë të acaruara. Tani Estonia dëboi sërish nga vendi dy diplomatë rusë. Ata akuzohen për spiunazh.
Të akuzuarit janë konsulli i përgjithshëm rus në qytetin lindor Narva, Dmitri Kasenov, dhe konsulli Andrej Surgajev. Në Narva rreth 90 për qind e 60,000 banorëve janë me origjinë ruse.
Estonia dhe Rusia e akuzojnë vazhdimisht njëra-tjetrën për spiunazh. Vitet e fundit në secilin vend janë dënuar për spiunazh disa të pandehur. Kështu në fillim të muajit maj një gjykatë në Talin dënoi një rus që jeton në Estoni me pesë vjet burg për spiunazh për Shërbimin Sekret të Ushtrisë ruse.
Në fillim të prillit një gjykatë ruse dënoi një burrë me origjinë ruse për spiunazh për Estoninë. Ai u dënua me njëmbëdhjetë vjet internim nën akuzën se i kishte përcjellë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Estonisë informacione sekrete për njësitë ushtarake ruse të vendosura në perëndim të Rusisë.
Si gjatë Luftës së Ftohtë
Ngjarja më e çuditshme deri tani ka ndodhur në shtator të vitit 2015, kur Rusia dhe Estonia shkëmbyen në një urë mbi lumin kufitar Piusa spiunë, si gjatë kohës së Luftës së Ftohtë. Rusia liroi oficerin estonian Eston Kohver, i cili qe dënuar me 15 vjet burg. Estonia liroi në këmbim ish-punonjësin estonez të sigurisë Alexej Dresen, i cili ishte duke vuajtur një dënim 16-vjeçar për spiunazh për Rusinë.
Që pas aneksimit të Krimesë nga Moska në vitin 2014 tri shtetet baltike, Estonia, Lituania dhe Letonia si dhe Polonia janë të shqetësuara për sigurinë e tyre. Për këtë shkak NATO-ja ka stacionuar aktualisht katër batalione me 4000 ushtarë në kufirin lindor të shteteve anëtare. Rusia i kritikoi aktivitetet e NATO-s në kufijtë e saj dhe i sheh ato si kërcënim për sigurinë e saj./DW
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor