Google ADS

Eskpertët paralajmërojnë: Na pret vala e katërt e epidemisë

08:19 | 2 Mars 2021
Trina Galanxhi

Rreziku i valës së katërt u paralajmërua nga drejtoresha e Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), Rochelle Valenski, e cila tha se ishte e shqetësuar për të dhënat e fundit rreth numrit të të infektuarve me Covid-19.

Ajo ka theksuar se vetëm gjatë javës kaluar nëpër spitale janë pranuar rreth 7 mijë raste me koronavirus në ditë, transmeton portali arbresh.info

Në të njëjtën periudhë, 2,000 vdekje u regjistruan çdo ditë, shtoi ajo.

Valenski paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara, me një nivel kaq të lartë të rasteve dhe varianteve të reja të virusit që po përhapen shpejt, mund të humbasin avantazhin e fituar me vështirësi në luftën kundër koronavirusit.

“Këto lloje përfaqësojnë një kërcënim shumë real për popullin tonë dhe përparimin që kemi bërë,” tha Valenski.

Sipas ekspertëve, tani janë duke qarkulluar disa lloje të ndryshime të koronavirusit, por më shqetësueset janë varianti britanik, ai brazilian dhe ai i Afrikës së Jugut, të cilat besohet se janë më ngjitës.

Tipi i ri, të cilin ekspertët e quajnë B.1.526, po përhapet shumë shpejt në Neë York dhe gjithashtu mbart një mutacion që mund të dobësojë efektet dhe efektivitetin e vaksinave, shkruan Neë York Times.

Fauci tha se lloji i koronavirusit i quajtur  “Nju Jork” duhet të “mbahet nën kujdes”, duke përfshirë mundësinë që virusi të jetë në gjendje të anashkalojë mbrojtjen e dhënë nga vaksinat dhe trajtimi i antitrupave.

Nga ana tjetër, aktualisht konsiderohet se lloji shumë ngjitës B.1.1.7, i zbuluar së pari në Britani të Madhe, do të bëhet dominues në SHBA gjatë këtij muaji. Valenski vlerësoi se Shtetet e Bashkuara kanë mundësinë të ndalojnë valën e katërt potenciale të rasteve në atë vend./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme