Eskalon protesta kundër masave të reja në Roterdam

07:23 | 20 Nëntor 2021
Trina Galanxhi

Policia holandeze ka qëlluar dhe plagosur të paktën 7 persona pas trazirave që shpërthyen në Roterdam për masat e reja kundër Covid-19.

Protestuesit kanë hedhur gurë dhe fishekzjarre drejt policisë, ndërsa kanë vënë në flakë dy makina policie, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info

Qindra protestues ishin mbledhur për të treguar zemërimin e tyre ndaj planeve të qeverisë për një leje vaksinimi kundër Covid dhe ndalimin e fishekzjarreve në natën e Vitit të Ri.

Holanda vendosi një bllokim të pjesshëm tre-javor javën e kaluar, ndërsa rastet e infeksioneve u rritën.
Shtatë përsona janë plagosur, ndërsa 20 janë arrestuar gjatë natës së dhunshme, të cilën kryebashkiaku i Roterdamit e quajti si “orgji dhune”.

Policia qëlloi të shtëna paralajmëruese dhe të shtëna direkte “sepse situata ishte kërcënuese për jetën”, tha një zëdhënës i policisë për agjencinë e lajmeve Reuters.

Qyteti u vendos në gjendje të jashtëzakonshme dhe stacioni kryesor i tij u mbyll si pasojë e dhunës.

Masat nënkuptojnë se restorantet dhe dyqanet duhet të mbyllen më herët dhe ngjarjet sportive duhet të zhvillohen me dyer të mbyllura.

Protestuesit në Roterdam shprehën mosmiratimin e tyre ndaj propozimeve të qeverisë për të futur një “kalim korona” për ata që janë vaksinuar kundër koronavirusit ose që janë shëruar nga sëmundja.

Qeveria holandeze gjithashtu ka ndaluar edhe fishekzjarret me 31 dhjetor, për të dytin vit rradhazi.

“Ndalimi do të parandalonte “tensionin shtesë në kujdesin shëndetësor”, tha qeveria./arbresh.info/

https://twitter.com/from_based/status/1461837855043592192

https://twitter.com/G_P_L_M/status/1461824468742021123

https://twitter.com/Based_FIN/status/1461803905684279296

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme