Mijëra protestues kanë marshuar rrugëve të Minniepolisit në Minnesota të SHBA-së, për vdekjen e të riut George Floyd, afrikano-amerikan, 46 vjec, i cili vdiq duke kërkuar ndihmë teksa një oficer policie e shtriu në tokë dhe i bllokoi frymëmarrjen duke i vendosur gjurin në qafë.
Floyd u arrestuar të hënën pas një telefonate ku thuhej se një i burrë po përdorte një kartëmonedhë false. Policët e gjetën Floyd brenda një makine dhe thanë se “ka rezistuar fizikisht” pasi doli nga makina por disa pamje nga videot e publikuara më vonë ai nuk shihet të ketë bërë rezistencë, transmeton arbresh.info
Protestat e filluara gjatë ditës së mërkurë në fillim qenë të qeta por u kthyen në kaos.
Kryetari i Minneapolisit, Jacob Frey, bëri thirrje për kallëzim penal kundër katër oficerëve policor të cilët shihen në video duke e shtypur me gju në qafë kurse burri dëgjohet duke thënë se “nuk mund të merr frymë” para se ai të ndërronte jetë, shkruan arbresh.info
Më poshtë keni disa pamje nga djegia e një ndërtese nga protestuesit e revoltuar.
Kumbaro: Turistët nga Kosova në rritje, nuk ndikoi liberaliz...
Bora shënon fitore historike ndaj Sigal Prishtinës
Abdixhiku: Nga 80 mijë persona nga mërgata që janë regjistru...
Osmani mori pjesë në pritjen zyrtare të Krishtlindjes në Kat...
Nasim Haradinaj tregon daljen e parë para gjyqtarit: Kostumi...
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...