Mbretëria e Bashkuar pas disa orësh futet zyrtarisht në fushatë zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme, por kjo nuk e ka ndaluar kryeministrin Boris Johnson që ta krahasojë rivalin e tij, laburistin Jeremy Corbyn, me një diktator të tmerrshëm dhe vrasës masiv.
Përmes një shkrimi në gazetën “Daily Telegraph”, kreu i Partisë Konservatore në pushtet e akuzoi liderin e opozitës dhe përkrahësit e tij për urrejtje ndaj shtresës së pasur dhe aspirata të tilla që i bëjnë ta drejtojnë gishtin drejt njerëzve me një kënaqësi dhe dëshirë për hakmarrje që nuk është parë që nga koha kur Stalini i kishte përndjekur fermerët e pasur, të njohur si “kulakë”.
Ndryshe, Jozef Stalini besohet se ishte përgjegjës për vrasjen e rreth një milion njerëzve gjatë shtypjes së shtresës së pasur ruse dhe kundërshtarëve politikë në vitin 1936.
Në anën tjetër, Corbyn qartazi e ka çuar Partinë Laburiste drejt së majtës që prej kohës kur u bë lider i saj në vitin 2015. Ai i përkrah taksat më të larta, vendosjen e infrastrukturës publike në pronë të shtetit dhe më parë Karl Marksin e ka quajtur ekonomist të madh.
Ai ka deklaruar se beson që në një shoqëri të drejtë nuk duhet të ketë miliarderë dhe askush nuk duhet të jetojë në varfëri. Duke i marrë parasysh këto deklarata, pritet që Corbyn t’i rrisë taksat për të pasurit për të financuar më shumë shërbime publike, nëse i fiton zgjedhjet.
Kjo fushatë pritet të jetë e djallëzuar dhe e përqendruar në përballje personale, sepse liderët e dy partive kryesore vërtetë kanë antipati për njëri-tjetrin, gjë që më parë ka qenë e pazakontë në politikën britanike, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...