Është shënuar viktima e parë edhe në New York, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Autoritetet atje bëjnë me dije se viktima është një 82-vjeçare, e cila ndërroi jetë në një spital në New York, pasi ishte prekur nga Covid19 dhe njëkohësisht vuante edhe nga sëmundje të tjera.
Në SHBA numërohen të paktën 2658 të prekur nga Covid 19, ndërkohë që deri më tani janë shënuar 50 viktima.
Coronavirusi është shpallur pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetit. Ndërkohë në Evropë shteti më i prekur është Italia e cila ka shënuar mijëra viktima.
Kjo vjen pasi një ditë më herët, Dhoma e Përfaqësuesve miratoi me urgjencë një ligj dypartiak, që parashikon masa lehtësuese ndaj coronavirusit. Votimi në Kongres ndodhi vetëm pak orë pasi Presidenti Trump, njoftoi planet e reja për përballimin e krizës.
Ligji, i cili u miratua pa debat, mundëson fonde për të sëmurët, leje familjare të paguar, siguracion për ata që do të humbasin vendet e punës, si dhe programe me ndihma ushqimore.
Gjithashtu parashikohet kryerja falas e testimeve për koronavirus për çdo amerikan, pavarësisht nëse kanë apo jo siguracion shëndetësor.
Shefi i NATO-s pret të punojë me Trump për kërcënimet nga Ru...
Rama jep lajmin nga Budapesti: Shqipëria pret vitin tjetër S...
Rama në Hungari, takohet edhe me Vuçiqin
Arrestohet gjilanasi për shitblerje të narkotikëve
Pyjet e Lybeniqit kaplohen nga zjarret, Musliu-Shoshi bën th...
Rama: Inteligjenca artificiale dhe evolucioni urban një komb...