“Është pasinqeritet që BE bën thirrje për dialog, kurse nga ana tjetër ndjek plane të tjera”

10:27 | 29 Gusht 2020
Trina Galanxhi

Nënpresidenti i Turqisë, Fuat Oktay, kritikoi deklaratat e fundit të Bashkimit Evropian (BE) në lidhje me aktivitetet e Turqisë në Mesdheun Lindor, transmeton Anadolu Agencu (AA).

“Në lidhje me aktivitetet që i zhvillojmë në shelfin tonë kontinental në Mesdheun Lindor, është pasinqeritet që BE-ja në njërën anë bën thirrje për dialog, kurse në anën tjetër ndjek plane të tjera”, tha Oktay në një deklaratë në rrjetet sociale.

“Ne e njohim mirë gjuhën e paqes dhe diplomacisë, por nuk do të hezitojmë të bëjmë atë që është e nevojshme për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e Turqisë. Franca dhe Greqia janë midis atyre që e dinë këtë më mirë”, shtoi nënpresidenti turk.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme