Aung San Suu Kyi është në krye të qeverisë në Burma (Mianmar ), një shtet sovran në rajonin e Azisë Juglindore. Ajo është fituese e çmimit të madh të paqes, por sot janë drejtuar mijëra akuza drejt saj.
Aung San Suu Kyi u shpallë fituese e çmimit Nobel të Paqes në vitin 1991, ku u bë zëri i shpresës duke kundërshtuar dhunën ushtarake në Mianmar dhe përpjekjeve të vazhdueshme për të demokratizuar vendin. Mirëpo, sot Këshilli Evropian e bën përgjegjëse për vrasjen e mbi tre mijë myslimanëve në pak ditë, transmeton gazetametro.net
Shumë njerëz kanë kaluar kufirin me Bangladeshin duke tentuar t’i ikin terrorit të ushtrisë së Aung San Suu Kyi, pasi që në Azinë Juglindore po kryhet një masakër e madhe kundër popullisë myslimane, gjë që ka shqetësuar edhe OKB-në, BE-në, por dhe organizatat që merren me të drejtat e njeriut.
Kjo masakër ndaj myslimanëve në Azinë Juglindore, nuk po trajtohet me seriozitet për t’u ndalur, dhe në pak ditë janë vrarë mbi 3 mijë njerëz.
Aung San Suu Kyi ka punuar tri vite në OKB, ndërsa për famën e saj janë prodhuar disa filma. Ajo është gjithashtu gruaja e parë që shërben si Ministre e Punëve të Jashtme të Myanmarit, Ministri e Zyrës së Presidentit, Ministri e Energjisë Elektrike dhe Ministre e Arsimit në Kabinetin e Presidentit Htin Kyaw.
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...
“Ishalla nuk shymesh tash ti”, i thotë Xheneta-Drilonit
Nura e zëvendëskomandanti i KFOR-it flasin për situatën aktu...
Izraeli e bombardon Bejrutin, teksa liderët e tij pritet të ...
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...