Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka mbajtur një fjalim në hapjen e Panairit të katërt Ndërkombëtar të Librit, në qendrën e panaireve CNR në Stamboll.
“Me keqardhje dëshiroj të them se pavarësisht dhjetëra përpjekjeve të treguara, nuk kemi mundur të ngremë në nivelin që dëshirojmë normat e leximit të librit në vendin tonë. Nuk na ka hije që njerëzit tanë shpenzojnë 3-5 orë në ditë para televizorit dhe më shumë kohë përpara internetit kur koha për librin nuk arrin deri në 10 orë në vit. Norma e leximit të librit duhet të jetë në përputhje me këtë, për një vend i cili në vitin 2023 synon të përfshihet në mesin e 10 ekonomive të para botërore dhe i cili ka pretendime në shkallë globale dhe në rajon”, ka thënë ai.
Sipas tij, “me një mendje të marrë borxh e me punime të porositura nuk do të mund të arrijmë në ndonjë vend”. /AA/
Dy persona kanë qëlluar në drejtim të policisë në Dibër
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, deri në 40 minuta pritje te ...
Abdixhiku takon 150 bizneset më të mëdha në Kosovë
Ambasada e Shqipërisë në Kiev dëmtohet nga sulmet ruse
Armenia nga sot njeh zyrtarisht pasaportat e Kosovës
Këshilli Islamik i Rusisë u mundëson poligaminë burrave mysl...