Presidenti turk, Rexhep Erdogan, tha se tërheqja e vendit të tij nga një traktat ndërkombëtar kundër dhunës ndaj grave nuk është hap prapa, duke e mbrojtur vendimin që nxiti kritika nga shumë turq dhe nga aleatët perëndimorë.
“Disa qarqe po mundohen ta portretizojnë tërheqjen tonë nga Konventa e Stambollit si hap prapa në betejën tonë me dhunën kundër grave. Beteja jonë s’ka filluar as nuk do të mbarojë me tërheqjen tonë nga traktati”, tha presidenti turk gjatë një takimi në Ankara, shkruan Reuters transmeton arbresh.info
Erdogani kishte njoftuan në mars për vendimin rreth tërheqjes së Turqisë nga Konventa e Stambollit. Ky vendim hyri në fuqi të enjten.
Ndryshe, Konventa e Stambollit ishte negociuar dhe nënshkruar në qytetin më të madh të Turqisë në vitin 2011. Me këtë dokument, palët ishin zotuar për parandalimin dhe ndjekjen penale të dhunës në familje dhe për promovimin e barazisë. / arbresh.info/
Arrestohen tre zyrtarë të Federatës se Karatesë, dyshohet se...
Shkatoi telashe në bordin e një anije, 35 vjeçari vdes pasi ...
AUV shton kontrollin e mandarinës, pa dallim origjinën e tyr...
Përleshja me thikë në Lipjan, lëndohen dy persona
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...