Google ADS

Erdogani dhe Putini diskutojnë për situatën në Ghoutën Lindore

10:16 | 7 Mars 2018
Arbresh.info

Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij turk Recep Tayyip Erdogan kanë diskutuar përmes telefonit për situatën në Ghoutan Lindore, transmeton portali arbresh.info

“Situata në Ghoutën Lindore në kontekstin e implementimit të rezolutës 2401 të Këshillit të Sigurimit është diskutuar. U theksua rëndësia e zgjidhjes së problemeve humanitare dhe domosdoshmërisë së luftës së pa kompromis kundër grupeve terroriste në këtë rajon”, thuhet në komunikatën e Kremlinit.

Rezoluta e KSOKB-së u miratua me 24 shkurt dhe parashihte një armëpushim njëmujor në Siri, i cili nuk vlen për operacionet anti-terroriste.

Megjithatë, situata në periferi të Damaskut të Ghouta Lindore është ende e tensionuar, pasi Damasku është granatuar nga militantët lokalë me Damaskun duke raportuar hapur zjarr në përgjigje të granatimeve nga rajoni.

Erdogan gjithashtu ka njoftuar udhëheqësin rus për ecurinë e operacionit të Ankarasë në Afrin të Sirisë, sipas deklaratës.

Turqia po kryen operacionin e saj ushtarak në Afrin, i cili quhet “Dega e Ullirit”. Qëllimi i operacionit është i qartë, sigurimi i kufiri të Turqisë nga kërcënimi terrorist./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme