Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha të shtunën se vendet islamike duhet ta themelojnë një aleancë kundër asaj që ai e cilësoi si “kërcënim në rritje” nga Izraeli për “të okupuar territore”.
Erdogan i bëri këto komente pasi forcat izraelite e qëlluan me armë për vdekje një grua amerikano-turke, e cila mori pjesë në një protestë kundër zgjerimit të vendbanimeve hebraike në Bregun e uzurpuar Perëndimor të premten.
“Hapi i vetëm që do ta ndalë arrogancën izraelite, banditizmin izraelit dhe terrorizmin shtetëror të Izraelit, është një aleancë e shteteve islamike”, tha Erdogani në një ngjarje të shoqatave të shkollave në Stamboll.
Ai tha se hapat që Turqia i ka marrë rishtazi për t’i përmirësuar marrëdhëniet me Egjiptin dhe Sirinë kanë për qëllim “krijimin e një linje solidariteti kundër kërcënimit në rritje të zgjerimit territorial” i cili i kërcënon edhe Libanin dhe Sirinë.
Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, tha se deklarata e Erdoganit është “gënjeshtër e rrezikshme dhe nxitëse”.
Ai e akuzoi liderin turk se ka vite që punon me Iranin për t’i minuar regjimet e moderuara arabe në këtë rajon.
Erdogani e priti këtë javë në Ankara presidentin e Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, me të cilin bisedoi për luftën në Gazë dhe për mënyrat se si t’i ndreqin marrëdhëniet e prishura për kohë të gjatë. Kjo ishte vizita e parë e një presidenti egjiptian në Turqi në 12 vjetët e fundit.
Në korrik, Erdogani tha se Turqia do t’i dërgojë ftesë presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad “në çfarëdo kohe” për bisedime të mundshme për t’i ndrequr marrëdhëniet mes dy vendeve. Marrëdhëniet mes tyre u prishën më 2011, pas shpërthimit të luftës civile në Siri.
Ndërkohë, ushtria izraelite tha të premten se është duke i shqyrtuar raportimet se një shtetase e huaj “u vra si pasojë e të shtënave në zonë”.
“Hollësitë e incidentit dhe rrethanat se si u qëllua ajo, janë duke u shqyrtuar”, tha ajo./rel/
Fillon punimet Konferenca e Javës së Zhvillimit të Qëndruesh...
Hyland: SPAK-u ka bërë ndaj korrupsionit një punë të jashtëz...
Federata Atletike të mërkurën mban konferencë për media për ...
Përmbytjet godasin Evropën qendrore, Polonia gati të evakuoj...
Sulmet ajrore izraelite vrasin 16 njerëz në Gazë, thonë zyrt...
Joseph: SHBA duhet të ndryshojë qëndrimin ndaj Beogradit