Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan është zotuar të “shkatërrojë të gjitha kampet terroriste” në Siri dhe Irak, të cilat paraqesin kërcenim për Turqinë, pasi PKK vrau tetë trupa turke në një pritë në kufirin Turqi-Irak.
“Edhe njëherë e deklaroj, nuk ka asgjë më të rëndësishme se mbijetesa e vendit tonë. Ne duhet të ndalojmë organizatat terroriste që ushqehen, trajnohen dhe armatosen jashtë kufijve tanë, me koston e jetës dhe gjakun e ushtarëve tanë. Është e drejtë e jona që t’u marrim frymën terroristëve kudo që janë”, tha Erdogan, gjatë një mitingu në Manisa, transmeton portali arbresh.info
Ai ka shtuar se shumë vende në Siri dhe Irak janë kthyer në shtëpi për terroristët.
“Ne do të shkatërrojmë çdo kërcënim për vendin tonë dhe nuk do të kërkojmë leje nga askush”, ka shtuar ai.
Tetë trupa turke janë vrarë me 2 nëntor në krahinën Semdinli të krahinës juglindore të Hakarit, duke u përpjekur për të ndalur infiltrimin e militantëve të PKK-së nga Iraku i veriut në Turqi, shkruajnë mediat turke.
Në të njejtën ditë është qëlluar për vdekje edhe një oficer policie në krahinën juglindore të Dijarbakır.
Si përgjigjje, ushtria turke nisi një operacion masiv përgjatë kufirit irakian, ku mbetën të vrarë 55 militantë të PKK-së./arbresh.info/
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni