Erdoğan: Zonat e sigurta të krijuara nga Turqia, vendet më të banueshme në Siri

21:03 | 31 Tetor 2019
Trina Galanxhi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se zonat e sigurta të krijuara në Siri përmes përpjekjeve turke sot janë vendet më të banueshme dhe më të qeta në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).

“Zonat e sigurta të cilat i kemi formuar në Siri me përpjekje të gjata dhe sakrifica sot janë vendet më të qeta dhe më të banueshme në vend”, tha Erdoğan në një takim në Stamboll.

“Ne u lamë vetëm thuajse në çdo hap që ndërmorëm gjatë krizës në Siri”, deklaroi presidenti turk.

Erdoğan theksoi ata që nuk bënë asgjë përveç ngritjes së telave me gjemba për refugjatët sirianë në tetë vitet e fundit, vazhdojnë të bllokojnë përpjekjet për “të larguar mallin e refugjatëve” për t’u kthyer në vendlindjen e tyre.

Presidenti Erdoğan po ashtu shprehu ngushëllime për viktimat që sot humbën jetën në zjarrin që përfshiu një tren në Pakistan.

“Lus Allahun të mëshirojë 65 vëllezërit tanë që humbën jetën dhe u uroj shërim të shpejtë të lënduarve”, tha Erdoğan.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme