Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan theksoi se krijimi i zonave të sigurta në Siri, një projekt i ndërmarrë nga Moska, do të mundësonte zgjidhjen me 50 për qind të konfliktit sirian.
“Nëse ne garantojmë krijimin e zonave të sigurta, shpreson se problemi sirian do të zgjidhet me 50 për qind”, konfirmoi Erdogan.
Sipas të përditshmeve “Hürriyet” dhe “Yeni Safak”, Erdogan përmendi disa pika në Siri ku mund të krijoheshin zona të tilla, veçanërisht në territoret rebele të Idlebit.
Pak detaje janë dhënë deri tani mbi këto zona, por Erdogan konfirmoi se bëhej fjalë për një koncept të ri, zona të ndryshme sigurie, për të cilat Turqia kërkon vendosjen në veri të Sirisë.
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...