Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka realizuar takime të ndara me krerët e vendeve afrikane të cilët gjendet në Stamboll me rastin e Samitit të 3-të të Partneritetit Turqi-Afrikë, raporton Anadolu Agency (AA).
Erdoğan fillimisht ka zhvilluar takime me presidentin e Nigerisë, Muhammadu Buhari, si dhe presidentin e Somalisë, Mohamed Farmajo.
Ai më pas takoi kreun e Këshillit Presidencial të Libisë, Mohamed al-Menfi, kurse më vonë pasuan takime me presidentin e Republikës së Afrikës Qendrore, Faustin-Archange Touadera, dhe presidentin e Mauritanisë, Mohamed Ould Cheikh Ghazouani.
Të gjitha takimet janë zhvilluar prapa dyerve të mbyllura në Zyrën Presidenciale në Pallatin Dolmabahçe në Stamboll.
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare