Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe presidenti rus Vladimir Putin zhvilluan bisedë telefonike me ç’rast diskutuan për krizën në Libi, marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Kryesia e Komunikimeve të Presidencës së Turqisë thuhet se presidentët Erdoğan dhe Putin kanë zhvilluar sot një bisedë telefonike ku krahas krizës në Libi, diskutuan edhe për marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale.
Në deklaratë vihet në dukje se Erdoğan ka ndjekur me pikëllim të madh aksidentin e nëndetëses ruse në Detin Barents. Presidenti turk i ka shprehur ngushëllime popullit mik të Rusisë dhe familjeve të ekuipazhit rus që humbi jetën në këtë ngjarje trishtuese.
67 kandidatë kalojnë testin me shkrim për 21 pozita për gjyq...
Mediat ndërkombëtare shkruajnë për ndërprerjen e ndeshjes Ko...
Policia ndalon në Bërnjak një furgon me targa serbe që po tr...
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë
Policia shqiptoi mbi dy mijë gjoba trafiku për 24 orë
Përfshihet nga flakët një ndërtesë banimi në Kinë, të paktën...