Google ADS

Erdoğan zhvillon bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës Zelensky

22:32 | 31 Mars 2022
KRG

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, në telefonatë është diskutuar për takimin e delegacioneve negociatore ruse dhe ukrainase të martën në Stamboll.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, në telefonatë është diskutuar për takimin e delegacioneve negociatore ruse dhe ukrainase të martën në Stamboll.

Presidenti Erdoğan ka deklaruar se takimi i delegacioneve negociuese të Ukrainës dhe Rusisë në Stamboll i dha një shtysë domethënëse procesit për t’i dhënë fund luftës dhe për vendosjen e paqes, për sa i përket rezultateve të tij.

Duke deklaruar se e ka konsideruar të rëndësishme dhënien e disa shenjave për uljen e tensioneve pas negociatave në Stamboll, Erdoğan ka përsëritur propozimin e tij për të bashkuar presidentin ukrainas Zelensky dhe presidentin rus Vladimir Putin dhe për ta organizuar këtë takim si Turqi.

Presidenti i Ukrainës Zelensky ka falënderuar presidentin Erdoğan për pritjen e takimit të delegacioneve ukrainase dhe ruse në Stamboll./AA/

Të ngjashme