Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, deklaroi sot se do të kërkojë ndihmën e presidentit të Turqisë, Recep Tayip Erdoğan, në ndërmjetësimin për uljen e tensioneve midis vendit të tij dhe Indisë, raporton Anadolu Agency (AA).
“Rritja e tensioneve nuk shkon në favorin tonë por as në atë të Indisë. Vendet mund të shkatërrohen për shkak të vlerësimeve të gabuara. Lufta nuk është një zgjidhje, megjithatë, nëse India shkon në atë drejtim ne do të reagojmë me të njëjtën masë”, tha Khan.
Pakistani njoftoi se të premten do të lëshojë pilotin e kapur indian si një “gjest të paqes”.
Khan e publikoi vendimin gjatë seancës së përbashkët të Qeverisë dhe Parlamentit e cila u thirr për të diskutuar përshkallëzimin e tensioneve me rivalin bërthamor, Indinë.
“Nesër do të lirojmë pilotin indian”, tha Khan, duke menduar në pilotin e forcave indiane Abhinandan, i cili u kap nga forcat e sigurisë pakistaneze, pasi avioni i tij MIG 29 u rrëzua nga goditja e një avioni pakistanez pranë kufirit në Kashmir.
Tensionet mes Indisë dhe Pakistanit në Kashmir eskaluan më 14 shkurt kur gjatë një sulmi me bombë ndaj një autokolone paramilitare u vranë 44 dhe u plagosën 20 ushtarë indianë.
India për këtë sulm e akuzoi Pakistanin, ndërsa Islamabadi zyrtar hodhi poshtë akuzat dhe dënoi sulmin. Forcat indiane më 26 shkurt kryen sulme ajrore në kampin ku gjendet pala pakistaneze e vijës së kufizimit.
Tensionet eskaluan të mërkurën kur ushtria pakistaneze rrëzoi dy avionë të ushtrisë indiane që shkelën hapësirën ajrore të Pakistanit. Nga ana tjetër, tre avionë ushtarakë pakistanezë po ashtu hynë në hapësirën ajrore indiane dhe shkaktuan reagime të forcave indiane. Mediat lokale lajmërojnë se forcat indiane rrëzuan një avion pakistanez F-16.
Për shkak të konfliktit në Kashmir, autoritetet e Pakistanit dhe të Indisë kanë mbyllur shumicën e aeroporteve dhe hapësirës ajrore për fluturime civile. Pakistani ka njoftuar se ka bllokuar më tej hapësirën ajrore për të gjitha fluturimet komerciale.
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem