Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e ka hedhur poshtë mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve, pas tërmeteve shkatërruese të muajit shkurt.
Sipas presidentit turk, zgjedhjet do të mbahen më 14 maj.
“Populli turk do ta bëjë atë që duhet, më 14 maj”, u ka thënë ai ligjvënësve në Parlamentin e Ankarasë.
Lideri turk e ka propozuar më parë datën 14 maj për zgjedhje, dhe shpreson që Qeveria e tij do të mbesë në pushtet deri më 2028.
Por, pas tërmeteve masive që kanë lënë të vdekur më shumë se 45.000 njerëz në Turqi, ka pasur dilema nëse votimet do të mbahen siç është planifikuar.
Erdogan ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për tre muaj në 11 provincat e goditura nga tërmetet.
Ky rajon është duke u përballur me pasgoditje të fuqishme, duke e bërë pothuajse të pamundshme fushatën në atë zonë./rel/
IPK rekomandoi suspendimin e tre punonjësve të policisë
Kurti mirëpriti Kryetarin e Partisë për Veprim Demokratik të...
Bislimi mirëpriti zëvendës shefen e misionit të ShBA-së në K...
Foda: Nëse duam të arrijmë vendin e parë në grup, duhet ta f...
Osmani priti në takim kryesuesin e KQZ-së Kreshnik Radoniqi,...
Në rastin ndaj Bahtijarit, Januzit dhe Shalës, shtohen gjash...