Presidenti i Turqisë Rexhep Tahip Erdogan pritet të vijë ditën e hënë në Tiranë. Veç vizitës në Lac ku janë ndërtuar 524 apartamente me financim turk, Erdogan e Rama do të kenë një konferencë për shtyp në orën 14:00 në Tiranë, ndërsa më pas në orën 17:00 presidenti turk do t’i drejtohet Kuvendit me një mesazh.
Por gjatë kësaj vizite të tij do të nënshkruhen dhe disa marrëveshje e memorandume. Lapsi.al mëson disa prej tyre.
Memorandum mirëkuptimi në fushën e menaxhimit të Fatkeqësive ndërmjet Drejtorisë së Emergjencave dhe Ministrisë së Brendshme të Turqisë.
Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë Anadolu dhe Agjencisë Telegrafike Shqiptare.
Protokoll bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme Shtetërore të Operas së Baletit dhe të ministrisë së Kulturës dhe Turizimit të Turqisë dhe Ansamblit të Operas dhe Baletiti dhe Folklorit shqiptar.
Memorandum mirëkuptimi ndërmjet ministrisë së jashtme të Turqisë dhe asa shqiptare për bashkëpunimin në fushën e protokollit.
Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e trajnimeve për zbatimin e ligjit ndërmjet qeverisë së Turqisë dhe Shqipërisë.
Protokoll Bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Arkivit Shtetërore Turqisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivit.
Memorandum mirëkuptimi për Bashkëpunimin në Fushën e Rinis dhe Sporteve ndërmjet ministrisë se Turqisë dhe asaj shqiptare.
Presidenti i Turqisë do të largohet nga Shqipëria në orën 18:30.
Vizita në Tiranë vjen plot një vit nga vizita e Edi Ramës në Ankara, ku ai u prit me nderime të larta dhe një ceremoni pompoze që tërhoqi jo pak vëmendje./lapsi/
Rizvanolli: Telekomi është meritor për sukseset që ka sot, n...
112 vjetori i Pavarësisë, flamuri shqiptar ngrihet në New Yo...
4000 copa letre për të krijuar flamurin kuq e zi/ Nxënësi ng...
Modernizimi i plotë i rrjetit “Vala”, Kurti: Për...
Krasniqi: Toni, fituesi i 5 medaljeve olimpike si trajner, ë...
Telekomi i Kosovës mban konferencë për media, pjesëmarrës Ku...