Google ADS

Erdogan viziton Vatikanin, shoqërohet nga tre mijë roje sigurimi

22:27 | 2 Shkurt 2018
Arbresh.info

Rreth 3,500 përfaqësues të forcave të sigurisë do të kujdesen për sigurinë e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan gjatë vizitës së tij në Vatikan, njoftoi media turke.

Si pjesë e vizitës së tij në Vatikan, Erdogan do të takohet gjithashtu me presidentin italian Sergio Mattarella, transmeton portali arbresh.info

Erdogan do të vizitojë Vatikanin me ftesë të Papa Françeskut më 5 shkurt. Kjo do të jetë vizita e parë e zyrtarit të lartë turk në Vatikan gjatë 59 viteve të fundit në nivelin e presidentit të vendit.

Si pjesë e vizitës, pritet të diskutojë vendimin e SHBA-së për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme