Google ADS

Erdogan viziton Greqinë

12:46 | 7 Dhjetor 2023
K.B

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan po viziton këtë të enjte Athinën, gjashtë vjet pas vizitës së tij të fundit në Greqi.

Ai mbërriti në aeroportin e Athinës rreth 30 minuta më herët sesa ishte përcaktuar në axhendë, teksa u prit nga ministri i Jashtëm grek Jorgos Gerapetritis dhe më pas iu drejtua presidencës ku u takua me presidenten Katerina Sakellaropulo.

Rreth orës 11:00 ai mbërriti në kryeministri ku u prit me një ceremoni të veçantë nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis.

Mediat turke dhe greke raportojnë se vizita pritet të ndikojë në përmirësimin e klimës së marrëdhënieve mes dy vendeve dhe në axhendën e diskutimeve do të përfshihen edhe zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare./Tv Klan

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme