Britania do të shtrojë tapetin e kuq për presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan. Një vizitë tre-ditore në Londër që nis të dielën në një kohë të përshtatshme për zotin Erdogan, që zhvillohet disa ditë përpara zgjedhjeve presidenciale të 24 qershorit. Vizita ngjall debate, pasi zoti Erdogan po përballet me akuza në rritje për autoritarizëm.
Marrëveshja për të pritur zotin Erdogan në mes të një fushate zgjedhore shihet si një shenjë e angazhimit të Britanisë ndaj presidentit turk. “Është një nder i madh që ta pres atë në kryeqytetin tonë“, tha të premten ambasadori i Britanisë në Turqi, Dominick Chilcott.
Reputacioni i zotit Erdoganit është dëmtuar gjithnjë e më shumë për shkak të të dhënave të këqija të Turqisë në fushën e të drejtave e njeriut.
Grupet e të drejtave të njeriut e cilësojnë Turqinë si burgun më të keq në botë për gazetarët, me më shumë se 100 gazetarë të burgosur, përfshirë me dhjetëra mijëra persona të tjerë të burgosur, me vendosjen e masave të emergjencës pas grushtit të dështuar të vitit 2016.
Parashikohet që zoti Erdogan të mos përballet me kritika publike nga mikëpritësit e tij britanikë dhe sipas diplomatëve britanikë shqetësimet lidhur me të drejtat e njeriut trajtohen më mirë privatisht./VoA/
Lista për Familjen për doracakët e Edukatës Seksuale: Disa s...
Burimi për Drenushën: Tezja edhe dy-tri javë reklamon rrobat...
Presidentja Osmani të enjten u adresohet deputetëve
Man Utd është gati të ofrojë yllin e skuadrës plus para për ...
Largohen nga përdorimi doracakët e Edukatës Seksuale, Abdixh...
Suhareka e para në Kosovë me platformë për aplikimin online ...