Forcat e Armatosura Turke dëbuan 21.000 punonjës të saj për shkak të lidhjeve me organizatën terroriste FETO, grupi që qëndron pas grushtit të shtetit të mposhtur në vitin 2016 në Turqi, tha presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.
Duke folur në ceremoninë e diplomimit në Kolegjin e Luftës së Ushtrisë në kryeqytetin Ankara, Erdoğan tha se asnjë vend tjetër në botë nuk i ishte nënshtruar një tronditjeje të tillë si përpjekja për grusht shteti e 15 korrikut 2016 dhe vazhdoi të prezantojë një sistem të ri kaq të suksesshëm në një kohë kaq të shkurtër.
Erdoğan tha se pas përpjekjes për grusht shteti, Turqia kishte kryer reforma gjithëpërfshirëse të Forcave të Armatosura Turke, përfshirë institucionet e saj arsimore.
Ai nënvizoi se kolegji ofroi arsim për gjithsej 16.448 studentë dhe trajnues në vitin akademik 2020-2021, nga të cilët 15.501 ishin turq dhe 947 mysafirë të huaj nga 20 vende të ndryshme.
Numri i të diplomuarve tani ka arritur në 23.433 së bashku me mysafirët, tha Erdoğan.
“Universiteti ynë, i cili ka arritur një normë mbi 99 për qind në vaksinimin e studentëve dhe stafit të tij duke marrë të gjitha masat e nevojshme shëndetësore, është bërë gjithashtu një institucion shembullor në këtë drejtim” tha ai.
Erdoğan tha se gjithsej 1.452 studentë, prej të cilëve 1.351 turq dhe 101 të huaj, janë duke diplomuar nga akademitë ushtarake të lidhura me kolegjin.
Organizata terroriste FETO dhe lideri i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gulen, orkestruan grusht shtetin e dështuar të 15 korrikut 2016, në Turqi, në të cilin ranë 251 dëshmorë dhe 2.734 të tjerë u plagosën.
FETO qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor./AA/
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë