Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan uroi presidentin e Azerbajxhanit, İlham Aliyev për fitoren e arritur në Malësinë e Karabakut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Presidenca e Azerbajxhanit thuhet se Erdoğan dhe Aliyev zhvilluan një bisedë telefonike ku liderët kanë përgëzuar njëri-tjetrin me rastin e fitores së shndritshme të Azerbajxhanit në Karabak.
Aliyev shprehu edhe një herë falënderimet e tij ndaj Erdoğan-it dhe popullit turk për mbështetjen politike dhe shpirtëtore që kanë i kanë dhënë Azerbajaxhanit në periudhën e luftës.
Poashtu edhe Erdoğan i shprehu falënderime Aliyev-it për mirëpritjen e mbështetjes së vendit të tij me një vlerësim të lartë.
Liderët vunë theksin se Turqia dhe Azerbajxhani miq dhe vëllezër do të vazhdojnë të qëndrojnë pranë njëri-tjetrit.
Më tej theksohet se liderët pasi kanë biseduar edhe për qendrën e forcave të paqes turko-ruse që do të formohet për të kontrolluar armëpushimin në Malësinë e Karabakut, shprehën besimin se kjo qendër do të kontribuojë për sigurimin e paqes së përhershme në rajon.
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...