Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka uruar Joe Biden për fitoren e zgjedhjeve në SHBA.
Në reagimin e tij, Erdogan u shpreh se marrëdhëniet dypalëshe janë të natyrës “strategjike” ndërsa shtoi se ato duhet të forcohen më tej, duke u bazuar në interesat e përbashkëta.
Po ashtu, presidenti turk Erdogan përsëriti “vendosmërinë e Ankarasë për të punuar nga afër me administratën amerikane”, gjatë periudhës së ardhshme.
“Bashkëpunimi dhe aleanca e fortë” midis dy vendeve do të vazhdojnë të kontribuojnë në paqen në botë, tha Erdogan.
Megjithatë, Presidenti turk nuk la pa përmendur as presidentin Trump.
“Do doja që sinqerisht të të falenderoja për miqësinë tënde të ngrohtë,” u shpreh ai.
Në mesazhin e publikuar nga Drejtoria e Komunikimit e presidencës Turke, Erdogan shton “pavarësisht se si certifikohet rezultati zyrtar i zgjedhjeve, unë jam mirënjohës për vizionin tuaj të sinqertë dhe të vendosur për zhvillimin e marrëdhënieve Turqi-SHBA në bazë të interesave tona të ndërsjella dhe vlerave të përbashkëta gjatë mandatit tuaj presidencial katër-vjeçar. ”
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja