Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan urdhëroi rojën bregdetare të parandalojë migrantët të kalojnë Detin Egje, tha agjencia të premten.
“Me urdhër të presidentit … nuk do të lejohet që migrantët të kalojnë detin Egje sepse është i rrezikshëm”, tha roja bregdetare në Twitter, transmeton portali arbresh.info.
“Qasja për të mos ndërhyrë kundër migrantëve që dëshirojnë të largohen nga Turqia mbetet në praktikë, por kjo qasje (e re) mbulon vendkalimet e detit për shkak të rreziqeve”.
Kalimet nga Turqia në Lesbos janë rritur javët e fundit pasi Turqia deklaroi se nuk do t’i ndalojë migrantët të përpiqen të arrijnë në Bashkimin Evropian.
Greqia ka akuzuar Turqinë për përdorimin e migrantëve si gurë në një lojë politike, ndërsa pala turke ka akuzuar Greqinë se rrezikon jetën e migrantëve duke dëmtuar varkat e tyre në ujë.
Turqia ka mirëpritur gati 4 milionë refugjatë nga lufta siriane, dhe ka një marrëveshje me BE për t’i parandaluar ata të lëvizin në bllok.
Turqia pretendon se BE nuk ka përmbushur premtimet e saj dhe gjithashtu kërkon mbështetje në Siri, ku po lufton forcat e qeverisë siriane të mbështetur nga Rusia./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...