Rënia e lirë e monedhës turke në javët e fundit ka ngjallur shqetësime të mëdha te qytetarët turq, të cilët kanë dalë edhe në rrugë për të protestuar.
Monedha turke ka humbur 45 përqind të vlerës së saj gjatë këtij viti, dhe gjysma e humbjes së vlerës ka ndodhur në dy javët e fundit, duke sjellë rëndesë më të madhe për xhepin e qytetarëve turq dhe pasiguri ekonomike për të ardhmen.
Këtë të shtunë, presidenti Erdogan ka reaguar për rastin duke urdhëruar hetim mbi manipulimet e mundshme të monedhës. Ndërsa lira turke ka shënuar rekordin më të ulët kundrejt dollarit gjatë kësaj jave, presidenti turk ka dyshime se mund të ketë manipulime të monedhës.
Erdogani ka kërkuar nga Këshilli Mbikëqyrës Shtetëror – një agjenci auditimi që i raporton Presidencës – që të identifikojë institucionet që kishin blerë sasi të mëdha të valutave të huaja dhe që të përcaktojë nëse ka pasur ndonjë manipulim.
“Ne po shohim lojërat që po luhen për kursin e këmbimit, normat e interesit dhe rritjen e çmimeve nga ata që duan ta nxjerrin vendin tonë nga loja”, ka thënë më herët presidenti turk.
Gjatë kësaj jave, Erdogani priti në një takim udhëheqësin e Emirateve të Bashkuara Arabe, ku nënshkruan dhjetëra marrëveshje bashkëpunimi dhe investimesh me vlerë rreth 10 miliardë dollarë./shekulli/
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...